
Flash News
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
PD kallëzon në SPAK Ballukun për tunelin e Llogarasë: 30 mln euro i shkuan kompanisë që nuk bëri asnjë punim
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Kryetarit të tij Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, e cila në bashkëpunim dyshohet se ka kryer veprat penale të’Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’ dhe ‘Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, të parashikuar nga nenet 258 dhe 260 të Kodit Penal.
Ky kallëzim ka lidhje me kosotot e fryra të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e tij u shtua më 30 milion euro që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim. Konkretisht, në kallëzimin e grupit parlamentar të PD evidentohen 10 faktet dhe provat si më poshtë:
1- Në datën 14.12.2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur tenderin me objekt ‘Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë’. Në këtë procedurë paraqiti ofertë shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a., me vlerë rreth 140 milionë euro. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vendosi anullimin e tenderit dhe ‘çuditërisht’ shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a. e skualifikuar nga gara nuk bën ankim ndaj vendimit të skualifikimit nga procedura e prokurimit.
2- Në datën 24.06.2021, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rishpalli tenderin me të njëjtin objekt. Në këtë garë morën pjesë pesë operatorë ekonomikë, nga ku rezulton se 4 operatorë u skualifikuan dhe vetëm Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë (BOE) INTEKAR YAPI TURIZM ELEKTRIK dhe ASL INSAAT TAAHHUT u kualifikua dhe u shpall fitues në datën 08.10.2021, me ofertë rreth 170 milionë euro.Shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a., nuk ka marrë pjesë në garë, ndërkohë që oferta fituese është 30 milion euro më shumë se oferta që kishte paraqitur shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a. në procedurën e parë.
3- Në datën 08.11.2021, operatorët fitues të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, themeluan shoqërinë e thjeshtë ‘INTEKAR – ASL’. Dokumentacioni për regjistrimin e shoqërisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit është bërë nga shtetasja Rovena Dorëzi, e cila rezulton të jetë e punësuar si juriste në shoqërinë ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a.
4- Nga verifikimi i pagesave nëpërmjet Degës së Thesarit Tiranë, rezulton se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka kryer 36 pagesa, me vlerë totale rreth 170 milionë euro.
5- Punimet e nënkontraktimit janë kryer nga shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a., logot dhe punonjësit e të cilës shfaqen në të gjitha inspektimet që janë kryer nga shtetasja Belinda Balluku, gjatë kryerjes së punimeve për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Përveç kësaj, nga verifikimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit shoqëria ‘INTEKAR – ASL’ nuk rezulton të ketë asnjë licencë aktive, të cilat janë të domosdoshme për kryerjen e punimeve të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
6- Nga analiza e pasqyrave financiare për vitet 2021 – 2023, shoqëria ka deklaruar se ka fituar në total 23.5 milionë euro, ndërkohë që në detajimin e zërave të shpenzimeve rezulton se 97.5% – 99% janë pagesa të kryera për nënkontraktim, pra kompanisë ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a.
7- Ekzistojnë të dhëna, përfshirë dëshminë publike të një prej pjesëmarrësve në takim, se kompania fiktive turke u paracaktua si fituese në një takim në Ankara, Turqi, të zhvilluar në datën 3 Qershor 2021, pra 21 ditë para rishpalljes së tenderit.
8- Nga analiza e fakteve dhe të dhënave të mësipërme, del se punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u kryen efektivisht nga shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a., e cila kishte marrë pjesë në procedurën e parë të anulluar të prokurimit dhe kishte ofruar për ndërtimin e tunelit vlerën prej rreth 140 milionë euro. Në fakt, rezulton që shpenzimi për ndërtim u krye po me këtë vlerë, sepse shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ sh.a. që bërë punimet me nënkontraktim u pagua po me këtë shumë, por në këtë rast jo drejtpërdrejtë nga Buxheti i Shtetit por përmes një ndërmjetësi që ishte kompania turke ‘INTEKAR – ASL’, i cila përfitojë 30 milion euro pa bërë asnjë punë.
9- Diferencë prej 30 milionë euro është ‘tarifë suksesi’ e shoqërisë ‘INTEKAR – ASL’, pa kryer asnjë punë, pasi të gjitha punimet janë realizuar nga shoqëria shqiptare ‘Gjoka Konstruksion’ sh.p.k.
10- Nga kjo skemë, mbi të cilën rëndojnë dyshime serioze për korrupsion apo abuzim me detyrën, Buxhetit të Shtetit provohet se i është shkaktuar një dëm prej të paktën 30 milionë euro, për shkak se nuk pasqyrohet ndonjë shpenzim për këtë vlerë.
Dokumentacioni i plotë, sëbashku me shkeljet përkatëse, që kanë sjell abuzimin me të paktën 30 milion euro ndaj Buxhetit të Shtetit, dhe që dyshohet se është vlera e ‘tarifës së korrupsionit’, i janë vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme. Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar nga SPAK që të nisë menjëherë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm mbi këtë çështje dhe të vendos përpara përgjegjësisë penale zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku, si dhe çdo person tjetër që do të rezultojë gjatë hetimeve që ka përgjegjësi penale për këtë abuzim.
Të fundit


Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
7 Korrik 2025, 07:45
A ka pengesa ligjore që të dënuarit e Speciales të transferohen në Kosovë?
6 Korrik 2025, 21:58

Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20