Flash News

Ditari i Opozitës

PD kallëzon në SPAK gjyqtarin Zhukri: Shkeli rëndë ligjin, e tregojnë kamerat e gjykatës

PD kallëzon në SPAK gjyqtarin Zhukri: Shkeli rëndë ligjin, e

Partia Demokratike kallëzon në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri për shpërdorim detyre.

Sipas PD, gjyqtari Agron Zhukri shkeli vendimin e vet për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore. “Më 23 Mars, ai caktoi seancën në mënyrë të pashpjegueshme, megjithëse vendimi i gjyqtares tjetër për regjistrimin e ndryshimeve statutore nuk është zbardhur dhe nuk na është komunikuar”- thuhet në kallëzimin e PD. 

PD vë në dijeni SPAK se e ka ankimuar vendimin, duke qenë se gjykata nuk është shprehur për të gjitha kërkesat e saj. Sipas PD, për shkak të ankimimit, në Rregjistrin e Partive Politike nuk janë pasqyruar ndryshimet statutore të 17 korrikut. 

PD i kërkon SPAK të administrojë kamerat e gjykatës, ku shihet qartë takimi I gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e atij që njihet si Komisioni i Rithemelimit. PD sqaron se gjyqtari Zhukri e ka caktuar seancën pas këtij takimi.

Në kallëzimin penal, PD shkruan se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë, megjithëse gjykata ka administruar kërkesat e PD përmes të cilave gjyqtari Zhukri është vënë në dijeni se kërkesa që ai kishte për të shqyrtuar ishte në kundërshtim me ligjin për partitë politike. “Mosthirrja e PD si palë e trete, me interesa të ligjshme në proces, cënon rëndë detyrimet ligjore dhe është bërë me qëllimin për të marrë një vendim në fshehtësi dhe për të favorizuar një palë, që ai vetë ka pranuar se ka lidhje”- thuhet në kallëzimin e PD.

PD kallëzon në SPAK gjyqtarin Zhukri: Shkeli rëndë ligjin, e

Më kallëzim theksohet se gjyqtari Agron Zhukri ka shkelur rëndë ligjin duke marrë një vendim pa patur

PD i kërkon SPAK të bëjë veprime të shpejta hetimore, duke administruar kamerat, duke sekuestruar dosjen gjyqësore, në mënyrë që gjyqtari të mos ketë kundërshti të manipulojë provat.

Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ishte gjyqtari Agron Zhukri që njohu grupin e Rithemelimit të PD-së. Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e ka konsideruar skandaloz vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri që ka njohur ligjërisht Kuvendin e 11 Dhjetorit 2021 të Komisionit të Rithemelimit.

Të fundit