Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Keqardhje për ‘JO-në’ e Brukselit, zgjidhja për integrimin nuk vjen duke braktisur vendin

PD: Keqardhje për ‘JO-në’ e Brukselit, zgjidhja për

Anëtari i Kryesisë Aldo Bumçi ka reaguar pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos i hapur rrugë negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Bumçi tha se kryeministri Rama nuk pranon fajin për mosçeljen e negociatave duke ia drejtuar gishtin të tjerëve. Në kushte të tilla, shton Bumçi, shqiptarët nuk presin për integrimin e vendit, por zgjedhin të emigrojnë në shtete të tjera.

Demokrati i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës të thirrur nga PD dhe Shoqëria Civile më 7 korrik.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE:

Partia Demokratike shpreh keqardhjen më të thellë për JO-në e marrë sot në Bruksel.

Shqipërisë nuk do t’i çelen negociatat.

Shqipëtarët do të vazhdojnë të presin.

Rama, si përherë, e drejton gishtin nga të tjerët, por ai gisht po u futet në sy shqiptarëve.

Njëherë e ka fajin Europa, pastaj Maqedonia dhe tani Bullgaria.

Gishti i fajit nuk drejtohet kurrë nga vetja.

Shqiptarët e dinë dhe nuk presin integrimin e qeverisë, por zgjedhin mërgimin.

Kjo nuk është zgjedhje e lirë, është britma e pamundësisë.

Por, as zgjidhje nuk mund të jetë.

Ka vetëm një zgjidhje: të largohen ata që e kanë dorën në xhepin dhe gishtin në syrin e popullit.

Bashkojuni Partisë Demokatike dhe Shoqërisë Civile të lirë më 7 korrik.

Të fundit