Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkesë KQZ-së, kërkon verifikim për Elton Banon në Lushnje: Fshehu dënimin në Angli

PD kërkesë KQZ-së, kërkon verifikim për Elton Banon

Partia Demokratike ka dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për verifikimin e kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” në Lushnje, Elton Bano.

PD argumenton në kërkesë se Bano ka fshehur në Formularin e Vetëdeklarimit, dënimin e kryer në Britaninë e Madhe për vjedhje gjatë viteve 1998-2000.

“Sipas informacioneve të verifikuara në rrugë konfidenciale nga Partia Demokratike, rezulton se shtetasi Elton Ilir Bano, i datëlindjes 24.07.1978 ka qenë i proceduar dhe i dënuar në Britaninë e Madhe për kryerjen e veprës penale të vjedhjes, në periudhën 1998-2000”, thuhet në kërkesën e PD drejtuar KQZ-së.

Nga ana tjetër, PD thekson se në bazë të ligjit fshehja e të dhënave nënkupton krijimin e pengesave të institucioneve dhe përjashtimin e menjëhershëm të kandidatit. “Fshehja e këtyre të dhënave ka qenë me qëllim për të penguar institucionet të kryejnë verifikimin", citohet në kërkesën e PD.

PD kërkesë KQZ-së, kërkon verifikim për Elton Banon PD kërkesë KQZ-së, kërkon verifikim për Elton Banon

Të fundit