Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkesë në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit

PD kërkesë në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet

Partia Demokratike ka dërguar kërkesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kjo kërkesë është paraqitur pas mbledhjes së firmave të nevojshme (5 mijë) për rikthimin në Parlament pas vendimit për djegien e mandateve.

Mbështetur në ligjin nr. 15019 datë 29.12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë neni 64, Partia Demokratike I kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e saj si subject zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 Prill 2021.

Në përputhje me kërkesat e dispozitës së sipërpërmendur të Kodit Zgjedhor, së bashku me kërkesën tonë për regjistrimin po ju paraqesim:

Vërtetimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë, datë 02.02.2021 i cili konfirmon se me urdhrin e Ministrit të Drejtësisë është miratuar krijimi I Partisë Demokratike dhe ky dokumentacion është i depozituar në zyrën e regjistrimit të Partive Politike”, thuhet në dokumentin e firmosur nga kreu i PD, Lulzim Basha.

PD kërkesë në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet

PD kërkesë në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet

Më herët janë regjistruar edhe dhjetë parti të tjera:

Bindja Demokratike Astrit Patozi

Balli Kombëtar – Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar – Kostaq Papa

Partial Lëvizja Demokratike Shqiptare – Myslim Murrizi

Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni

Partia Reformave Demokratike e Shqipërisë – Krenar Rryçi

PDIU – Shpëtim Idrizi

Partia Lëvizja për Ndryshim – Jozefina Topalli

Partia Aleanca Demokratike Shqiptare – Eduard Abazi

Partia Lëvizja e Legalitetit – Shpëtim Axhani

Dy kandidatë të pavarur

Plarent Aleksi – Berat

Pal Shkambi – Shkoder

 

Të fundit