Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkesë në Kuvend: Ndryshoni rendin e ditës, të diskutojmë për skandalin Rama-McGonigal

PD kërkesë në Kuvend: Ndryshoni rendin e ditës, të

Deputetët demokratë i kanë dërguar një shkresë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkojnë që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve para nisjes së seancës, që është parashikuar në orën 11.00, për të ndryshuar rendin e ditës.

Demokratët kërkojnë mocion debati për çështjen që trazoi “ujërat” në Shqipëri, ku kryeministri i shtetit akuzohet për korrupsion ndërkombëtar dhe për cënimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe SHBA-së.

Bëhet fjalë për çështjen më të diskutuar të momentit, që ka marrë trajtën e një mega-skandali, ku kryeministri Edi Rama dyshohet se ka paguar 225 mijë dollarë ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal për të dëmtuar opozitën shqiptare, duke lobuar kundër saj në SHBA.

Skandali thellohet edhe më tej, pasi është mësuar se oligarku rus Oleg Deripaska, ndihma ndaj të cilit, solli arrestimin e ish-agjentit të FBI-së, rezulton investitor i rëndëishëm në Shqipëri, që ndërton hidrocentralet. Kërkesa e PD-së është firmosur nga 16 deputetë.

PD kërkesë në Kuvend: Ndryshoni rendin e ditës, të

PD kërkesë në Kuvend: Ndryshoni rendin e ditës, të

PD kërkesë në Kuvend: Ndryshoni rendin e ditës, të

 

Të fundit