Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare: Ndryshoni rendin e ditës

PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare: Ndryshoni rendin e

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar zyrtarisht kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me një kërkesë për të përfshirë në seancën plenare të sotme një periudhë 60-minutëshe debati jashtë rendit të ditës.

Në shkresën dërguar Kuvendit, PD thekson se urdhri për mbledhjen e seancës plenare – i lëshuar më 22 maj – bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, i cili parashikon që në fund të rendit të ditës, çdo deputet ka të drejtë të ngrejë çështje që i konsideron me rëndësi publike, për një kohë të përgjithshme deri në 60 minuta.

 “Znj. Kryetare e Kuvendit,

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me urdhrin tuaj nr. 16, datë 22.05.2025 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 29.05.2025, ora 12:00”, i cili ndër të tjera bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, ku theksohet se: “Në fund të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare…. Koha e përgjithshme për diskutimin e këtyre çështjeve nuk mund te jetë më shumë se 60 minuta.”.

Për këtë arsye, në mbështetje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që të ndryshohet Rendi i Ditës dhe të përfshihet si pikë e 3 e tij:

– Diskutim jashtë rendit të ditës për 60 min.

Përsa më lart, kërkojmë respektimin e nenit 45 të Rregullores së Kuvendit.

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE”, thuhet në shkresën dërguar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare: Ndryshoni rendin e

Të fundit