Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon anulimin e koncesionit të 'check up': 7 milionë euro i jepen çdo vit klientes së Edi Ramës

PD kërkon anulimin e koncesionit të 'check up': 7

Partia Demokratike ka denoncuar që në krye të herës koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, check up, si një nga më të korruptuarit dhe më të dështuarit. Sicc deklaroi Albana Vokshi, Check up është tregues i modelit që Edi Rama ka ngritur në Qeverisje, koncesioni i parë në shëndetësi, që hapi rrugën për 3 të tjera që shkatërruan cdo shtyllë të shëndetësisë.

"Check up u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit, pra të Vilma Nushit. 

Shkeljet ligjore janë të shumta

o     hartimin e kritereve,

o     vlerësimin e ofertave

o     procedurën e njoftimeve.

Abuzime në implementimin e kontratës së check up

Vilma Nushi është paguar rreth 60 mln Euro për një shërbim që deri më sot nuk është vërtëtuar që ka kryer, në të kundërt, ka shtuar stress te qytetarët për shkak të cilësisë jo të mirë të analizave, ka shtuar harxhimet të familjet që nuk i besuan check up dhe i përsëritën në privat analizat; ka shtuar stress të mjekët e familjet që janë të detyruar të punojnë për Vilmen dhe me target të caktuar nga Ministrja, ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe gratë me prostatë", deklaroi Vokshi për mediat.

Mikesha e Edi Ramës, është paguar miliona Euro cdo vit për shërbime të pakryera, për qindra mijë analiza check up të pakryera asnjëherë. 

Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e koncesionit të check up dhe 7 milionë eurot që i jepen çdo vit klientes së Edi Ramës të programohen për rritjen e shërbimit në spitale.

"7 milionë Euro të konçesionit të dështuar të check up, do të mjaftonin për t’u siguruar kurat dhe mjekimet e munguara të sëmurëve me kancer, që shpesh dergjen në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë dhe detyrohen që të paguajnë çdo kursim të tyre ose të marrin kredi për t’i siguruar ato në spitalet private.

7 milion Euro të konçesionit të dështuar të check up do të mjaftonin për të rritur pagat dhe për të siguruar shpërblime për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në kushte skandaloze dhe që, shpesh përballen me zemërimin e drejtë të të sëmurëve apo të afërmve të tyre se nuk u sigurojnë dot mjekimin e duhur.

Për kohë sa Edi Rama të jetë në pushtet, Qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë korrupsionin", tha Vokshi.

Përsa kohë ky njeri është kryeministër, nuk do t’ju lënë as ankoheni, sepse ai e blen pushtetin!

Inkurajojme SPak qe ashtu si inceneratorin e Tiranes te sekuestroje edhe djegesin e parave publike te Vilma Nushit.

Të fundit