Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon debat urgjent në Kuvend: Raportet ndërkombëtare flasin për lidhje të krimit me ekonominë dhe politikën

PD kërkon debat urgjent në Kuvend: Raportet ndërkombëtare

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë zyrtare për zhvillimin e një debati të posaçëm në Kuvend, duke argumentuar se situata e kriminalitetit në vend ka arritur nivele alarmante.

Shkak për këtë kërkesë është bërë veçanërisht atentati i fundit në zonën e Rinasit, që sipas PD-së, është tregues i degradimit të sigurisë publike.

Në dokumentin drejtuar Kryesisë së Kuvendit, PD i referohet një sërë raportesh ndërkombëtare, përfshirë edhe raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku theksohet se paratë e krimit të organizuar po pastrohen përmes sektorit të ndërtimit dhe projekteve publike.

Opozita shprehet se këto gjetje janë alarmante dhe kërkojnë diskutim të menjëhershëm në parlament.

PD kërkon debat urgjent në Kuvend: Raportet ndërkombëtarePD kërkon debat urgjent në Kuvend: Raportet ndërkombëtarePD kërkon debat urgjent në Kuvend: Raportet ndërkombëtare


 

Të fundit