Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon komision hetimor për AKSHI-n, Bardhi: Të garantohet siguria e të dhënave të qytetarëve

PD kërkon komision hetimor për AKSHI-n, Bardhi: Të garantohet

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, si dhe për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave personale.

Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pas mbledhjes së zhvilluar gjatë ditës së sotme.

Sipas Bardhit, komisioni synon të analizojë në mënyrë të detajuar funksionimin e AKSHI-t, duke përfshirë edhe rreziqet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.

Postimi i Bardhit:

Sot Grupi Parlamentar ndër të tjera vendosi që të kërkojë ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si dhe për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, përfshirë analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Kontrolli parlamentar është i domosdoshëm për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik. Si një e drejtë kushtetuese e opozitës, apelojmë mazhorancën të tregohet e përgjegjshme dhe të mos pengojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie.

Të fundit