Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon ligj të posaçëm për financimet nga jashtë, Bylykbashi tregon ndryshimet që parashikohen

PD kërkon ligj të posaçëm për financimet nga

Raporti i një zyrtari amerikan mbi financimet ruse në politikën ndërkombëtare, risolli në vëmendje lobimin rus për të cilin akuzohet ish-kreu i PD-së Lulzim Basha.

Partia Demokratike kërkon ligj të posaçëm për financimet nga jashtë. Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi tha në një intervistë për Tv Klan, se mund të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja në Kodin Zgjedhor apo ligjin e partive politike.

“Kërkon ndërhyrje dhe rregullime të tjera të cilat mund të shkojnë që nga ligje të posaçme për lobime dhe financime nga jashtë, ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin e Partive Politike. Mund të kërkojë edhe dispozita ndëshkuese në Kodin penal specifike të targetuara për t’i bllokuar”, tha Bylykbashi.

Demokrati u shpreh se problem mbeten pronarët fundorë të subjekteve nga të cilat kandidatët apo partitë politike tërheqin para.

“Ndër to është edhe eventualisht edhe zbulimi i pronarëve fundor të subjekteve që japin financim. Mund të jetë një kompani shqiptare që financon brenda kufijve të ligjit por ata para mund të jenë që vijnë nga të huajt”, shtoi nënkryetari i PD.

Bylykbashi tha po ashtu se listat e hapur nxisin financimet e huaja, teksa vlerësoi nevojën për ndërhyje në sistemin zgjedhor.

“Kemi dy situata që përplasen me njëra-tjetrën: ligji që është sipas standarteve dhe nga ana tjetër sistemi zgjedhor. Kështu që është e nevojshme të shikohet kjo patjetër. Me listat e hapura nuk është aspak çudi që qindrat apo mijërat e kandidatëve të marrin shuma të vogla para që mbeten financim i huaj i ndaluar, por që në fazën e fundit para se të financohet partia apo kandidati është një subjekt shqiptar”, tha Bylykbashi.

Të fundit