Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon mocion me debat për gjetjet e OLAF, mazhoranca rrëzon kërkesën

PD kërkon mocion me debat për gjetjet e OLAF, mazhoranca rrëzon

Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat për gjetjet e OLAF lidhur me fondet e Bashkimit Evropian për buqësinë, kërkesë e cila është rrëzuar nga mazhoranca.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar në Konferencën e Kryetarëve se Kuvendi duhet të analizojë gjetjet e OLAF. Bardhi tha se nëpërmjet një Komisioni të Posaçëm për koordinim të adresohet çdo problem.

Bardhi: Kuvendi të analizoje gjetjet e OLAF, se çfarë nuk ka shkuar me fondet e BE dhe te marr çdo mase qe mundesojmë zhbllokimin e fondeve nga BE. Prandaj edhe kerkesa per debat dhe rezoluta jane ne kete linje. Gjuthashtu kerkojme qe nepermejt nje komisioni te posacem ne koordinim edhe me BE te adresjome çdo problem..

Çuçi: Nuk jemi kunder, por mendojme se nuk eshte koha e duhur. Per disa arsye, duke nisur nga fakti se raporti i OLAf, nuk eshte zyrtar dhe eshte ende kofidencial. Dhe po ashtu ka nje hetim te organeve te drejtesise. Kerkoi mirkuptim dhe nuk jam kunder, por ta bejme ne vjeshte kur dhe raportet ti kemi zyrtare.

Bardhi: Kërkesa jone nuk bazohet ne thashetheme. Me vjen keq qe kolegu Çuçi nuk e paska si informacion, por raporti i OLAF eshte publik ne faqen e komisionit europian. Nuk jane thashetheme por permbledhja zyrtare qe OLAF ka bere mbi hetimin per rastet e abuzimeve me fondet e BE. Raporti i eshte vene ne dispozicion autoriteve egzekutive shqiptare por edhe drejtesise. Kerkesa nuk bazohet as ne thashetheme e lajme gazetash por ne raportin zyrtar te OLAF. Po te ishte bazuar mbi lajme mediash do te kishim kerkuar ne korrik 2023 kete debat por kemi pritur raportin zyrtar. Eshte fiks momenti tani per kete debat, nje pune qe padyshim do te zgjas edhe ne sesionin tjeter parlamentar. Me rendesi eshte qe te biem dakord per debatin, pastaj kohen se kur e vendos debatin ne baze te rregullores i takon kerkuesve.

Të fundit