Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, Paloka: Do të zbardhë lidhjen politikë – krim

PD kërkon ngritjen e Komisionit të së Vërtetës, Paloka:

Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e një komisioni i cili do të quhet Komisioni i së Vërtetës.

Deputeti demokrat Edi Paloka deklaroi në konferencën për mediat nga Kryesia e Kuvendit, se komisioni ka për synim të zbardhë lidhjet e politikës me krimin.

“Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narkoregjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE, asnjë të vetëm. Mazhoranca nuk pranon të zbatojë rekomandimet e OSBE/ODHIR Rama dhe regjimi i tij shkelin të drejtat e njeriut, nuk kanë standardet më minimale të zgjedhjeve.

Reforma në Drejtësi, qytetarët pas kësaj të famshmes, përballen me një torturë që se kanë kaluar ndonjëherë në dyert e drejtësisë janë mijëra dosje në sirtare. Një qytetari i duhen 14.6 vite që çështja ti mbyllet.

3 liderët kryesorë të opozitës, ai PD-së është nën arrest, kryetari PL-së dhe ai i Partisë Republikane janë nën persekutim publik nga çështjen që iu janë hapur.

Vetëm dy ditë më parë kolegu jonë u detyrua që shkojë pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllain e ish-ministrit. Duhet të ishte pas hekurave, por është ngarkuar nga Rama të drejtojë ndryshimet në drejtësi.

Ne do të kërkojmë ngritjen e një komisioni që quhet Komisioni i së Vërtetës që do të kërkojë të zbardhe lidhjet e politikës me krimin”, deklaroi Paloka.

Të fundit