Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon pamjet filmike për katër KZAZ në Shkodër, KAS shtyn shqyrtimin për të mërkurën

PD kërkon pamjet filmike për katër KZAZ në Shkodër, KAS

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) është mbledhur sot për të shqyrtuar disa nga ankimimet e mbetura pezull nga seancat e kaluara, të depozituara nga koalicioni opozitar PD-ADSHM. Ky i fundit ka kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në të 12 qarqet e vendit.

Një nga çështjet në fokus ishte ajo për Qarkun e Shkodrës, ku Partia Demokratike ka kërkuar administrimin e pamjeve filmike për katër KZAZ, për të vërtetuar dyshimet mbi një votim të dyfishtë. Megjithatë, KAS vendosi të shtyjë shqyrtimin e kësaj çështjeje për të mërkurën, më 11 qershor.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, koalicioni PD-ADSHM doli forcë e parë në Qarkun e Shkodrës, duke siguruar 5 mandate në Kuvend pas përfundimit të numërimit të votave.

Të fundit