Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
PD kërkon përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor: Nuk garantojnë paanshmëri në gjykim
Partia Demokratike kërkon përjashtimin e 7 prej 8 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor. Kjo kërkesë vjen pasi Kolegji rrëzoi kërkesën e PD për pavlefshmëri të rezultatit të 25 prillit dhe përsëritje të zgjedhjeve në Gjirokastër, Vlorë dhe Berat.
Sipas PD, gjyqtarët sikurse komisionerët e KAS-it kanë refuzuar transparencën mbi "masakrën zgjedhore", siç e cilëson opozita.
"Refuzimi i i kërkesave të PD për marrjen zyrtarisht të provave i vendos këta gjyqtarë në pamundësi për të gjykuar me paanësi 6 kërkesat e tjera të ngjashme te PD për blerjen e votës dhe deformimin e rezultatit të zgjedhjeve përmes përdorimit të shtetit në funksion të PS", thuhet në deklaratën e PD.
Kjo e fundit ka renditur disa shkelje, që sipas selisë blu, janë konsumuar nga gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor. Duke marrë parasysh vendimet e deritanishme të këtij intitucioni, PD thekson se do vijohet me këtë qendrim nga ana e Kolegjit përballë ankimimeve.
"PD vlerëson se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë", shprehet Partia Demokratike.