Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Gjirokastër e Vlorë

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Gjirokastër

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore vijon akuzat për manipulim të procesit zgjedhor të 11 majit, ndaj ka nisur rrugën institucionale për të kundërshtuar rezultatin në disa qarqe të vendit, ku deri më tani numri ka shkuar në pesë.

Sot ka paraqitur një tjetër ankimim pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), konkretisht në Qarkun Gjirokastër dhe Vlorë.

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në GjirokastërPD kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Gjirokastër

Në kërkesë e PD thuhet se në qarkun Vlorë dhe Gjirokastër është evidentuar përdorimi sistematik i administratës publike dhe strukturave shtetërore në funksion të interesave zgjedhore të Partisë Socialiste.

Pas ankimimeve të mëparshme në qarqet Kukës, Berat dhe Korçë, PD kërkon tani shpalljen si të pavlefshme të rezultatit zgjedhor në të gjithë qarkun e Gjirokastrës dhe Vlorës dhe përsëritjen e votimeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Të fundit