Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon pezullimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave

PD kërkon pezullimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë

Partia Demokratike ka kërkuar pezullimin e Skënder Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave. Kërkesa u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese nga deputetja Ina Zhupa.

Kjo e fundit tha për mediat se ASH është e kapur politikisht, duke e akuzuar Gjinushin se është i komanduar nga qeveria.

Sipas deputetes, Gjinushi nuk mund ta drejtojë këtë institucion të rëndësishëm, duke dëmtuar punën e tij.

“Akademia e Shkencave e kapur politikisht se Skënder Gjinushi i ka shërbyuer politikisht Edi Ramës me partinë e tij në funksion të mazhorancës së vet, se është ish ministri i fundit i arsimit te Komunizmit.

Nuk kemi mundesi sot ku Akademia e Shkencave është përballë tre projekteve të mëdha si është historia e vendit ta shkruajë një njeri që është mediokër nga ana shkencore i politizuar dhe i paligjshëm, apo edhe enciklopedia dhe fjalori shqitpar që janë dhe në marrëdhënie me Kosovën.

Ta sjellim këtë padi për të shpallur pezullimin e menjëhershem të zotit Gjinushi, papajtueshmërinë në këtë funksion e kërkojmë intepretim të plotë të nenit të Kushtetutës që mos ndodhë asnjëherë tjetër të qednrojnë në krye të institucioneve të paemëruar nga presidenti”, tha Zhupa.

 

Të fundit