Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon zgjatjen e hetimit për 'TIMS', Salianji: Kanë dalë të dhëna të llahtarshme

PD kërkon zgjatjen e hetimit për 'TIMS', Salianji: Kanë

Partia Demokratike ka kërkuar zgjatjen e hetimit për komisionin hetimor të TIMS. Në mbledhjen e së hënës, u mor dëshmia e Dorian Tolës, ish-drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar.

Kryetari i Komisionit Hetimor, Ervin Salianji, kërkoi zgjatjen e hetimit, pasi të dhënat e dala janë të llahtarshme dhe nuk duhet të shmangen nga hetimi personat përgjegjës, të cilëve u është përmendur emri.

“Kanë dalë të dhëna të llahtarshme që duhen të hetohen dhe persona që s’duhet të shmangen nga hetimi që ju ka dalë emri gjatë dëshmive. Dëshmitë e zyrtarëve të lartë kanë qenë kontradiktore, për këtë arsye duhej të kishim thirrjen e dëshmitarëve të tjerë”, tha Salianji.

Të fundit