Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Këto janë faktet që tregojnë se Rama ka dështuar me shëndetësinë

PD: Këto janë faktet që tregojnë se Rama ka dështuar me

Partia Demokratike akuzon qeverinë ‘Rama’ se gjatë tetë viteve në pushtet ka dështuar me sektorin e shëndetësisë.

Kreu i Departamentit të Shëndetësisë, Gazment Koduzi në një deklaratë për mediat thotë se gjatë dy mandateve, qeveria nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncesione dhe PPP. 

Deklarata e plotë:

Edi Rama është njeriu I fundit që duhet të flasë për shëndetësinë në Shqipëri.

Për 8 vite me radhë ai nuk mbajti asnjë premtim dhe në vend të shëndetësisë falas, taksoi më shumë shqiptarët dhe paratë e tyre i çoi tek miqtë e tij me koncensione dhe PPP. 

Po ju rendis me faktet pse Edi Rama ka dështuar:

             Shëndetësia falas ka dështuar

             Rama nuk ka patur asnjë plan për përballimin e epidemisë

             Rroga e mjekëve është me e ulta ne rajon

             Nga viti 2014-2020 janë larguar nga Shqipëria 894 mjek

             Nga data 20 Nëntor 2020 kur ka filluar rimbursimi për covidin kanë marrë vetëm 3420 receta nga 52450 persona të infektuar me vlerë 12.5 milion Lek, pra vetëm 7% e personave të infektuar

             Sipas doganave Ministria Shëndetësisë ka blerë vetëm 35 respiratorë, dhe tenderi I bërë në Mars 2020 për 52 respiratorë dështoi

Partia Demokratike ka  një plan për të shpëtuar shëndetësinë nga Edi Rama. Një program që e kthen shëndetësinë në shërbim të qytetarëve I kthen dinjitetin mjekëve e infermierë duke frenuar kështu emigrimin masiv të tyre.

             Ne do ta rrisim rrogën e mjekëve në 1200 Euro në muaj dhe të infermiereve në 700 Euro

             Do të frenojmë largimin e mjekëve jo vetëm duke rritur rrogat, por edhe duke I paguar për specializimet me 950 Euro në muaj dhe heqjen e pagesës vjetore e barabartë me 4000 Euro për 4 vjet

             Ne do të rimbursojmë pacientët bazuar në diagnozë, duke rimbursuar edhe mjekimin në shtëpi për covid-19

             Ne do t’i japim spitaleve autonominë dhe vetadministrimin, cfarë do të rrisë investimet dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor ndaj pacientit.

Të fundit