Flash News

Ditari i Opozitës

PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë publike, institucionet me dy standarde

PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka vijuar me denoncimin e rasteve kur kompani të personave të arrestuar ose të dënuar, marrin fonde publike.

Vangjeli deklaro nga selia blu se kompania ‘Xpert systems shpk’ për periudhën 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore.

Në emër të PD, Vangjeli bëri thirrje që institucionet shtetërore të tregojnë përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve.

DEKLARATA:

Gjatë operacionit ‘Coast to coast’, u vunë në pranga dy shtetas nën akuzën se gjatë periudhës 2021-2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan rreth 11 milion euro me burime kriminale nga shtete që konsiderohen si ‘parajsa fiskale’ si Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

‘Xpert systems shpk’ është njëra nga kompanitë aktive ku pronar zyrtar deri 1 Mars 2021 ka qenë njëri nga shtetasit aktualisht nën masën e ‘arrestit me burg’.

Sipas Spending Data kjo kompani për 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore përfshirë Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në MB, Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan, Gjykata e Rrethit Tiranë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike etj.

‘INFORMATION BUSINESS SYSTEMS –IBS shpk’ është kompania tjetër ku pronar aktiv vijon të jetë i njëjti shtetas.

Sipas Spending Data me anë të kësaj kompanie u përfituan 463 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit e Pastrimit te Parave, Aparati i Drejtorisë së Policisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.

Këto kompani po vijojnë të përfitojnë kontrata publike.

Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike.

PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratëPD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë PD: Kompani të personave të arrestuar marrin fonde nga paratë

Të fundit