Flash News

Ditari i Opozitës

PD mban zgjedhjet për kryetar në 9 degë, kush janë kandidatët

PD mban zgjedhjet për kryetar në 9 degë, kush janë

Po zhvillohen sot zgjedhjet për krerët e degëve të PD, në 9 degë të vendit. Demokratët do të votojnë sot kryetarët e rinj të degëve në: Peqin, Korçë, Devolli, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi të Madhe dhe njësia 7 në Tiranë.

“Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD në 9 degë.

Procesi i votimit ka filluar në orën 8.00 e do vijojë deri në orën 18.00. Nëse do ketë anëtarë që nuk kanë votuar në Qendrën e Votimit, procesi do të shtyhet edhe pas orës 18.00 derisa të ketë votuar edhe anëtari i fundit i PD.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Kandidatët për kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë në tabelën bashkëngjitur”, njofton Komisioni i Rithemelimit.

PD mban zgjedhjet për kryetar në 9 degë, kush janë

Të fundit