Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbështet përpjekjet SHBA-Izrael: Shpallim Gardën Revolucionare të Teheranit organizatë terroriste

PD mbështet përpjekjet SHBA-Izrael: Shpallim Gardën Revolucionare

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë ku shpall Gardën Revolucionare të Teheranit organizatë terroriste.

Në reagimin e bërë, PD dënon sulmet që po kryhen në disa shtete, përfshirë Emiratete e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Kuvajtin e të tjera, duke shprehur solidaritet me to.

PD thekson mbështetjen ndaj SHBA-Iran në përmbysjen e diktaturën iraniane.

"Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë", thuhet në deklaratë.

Të fundit