Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh Grupin Parlamentar, Basha porosi deputetëve para seancës së nesërme

PD mbledh Grupin Parlamentar, Basha porosi deputetëve para seancës

Partia Demokratike mbledh sonte Grupin Parlamentar në selinë blu.

Mësohet se mbledhja nis në orën 19.00 dhe Basha pritet të japë direktivat e tij për seancën e së nesërmes.

Pas dekretimit të Ministrave, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirri seancën plenare me rend dite prezantimin e programit politik të qeverisë dhe votëbesimin e kabinetit.

Seanca e nesërme e cila do të ndahet në tre pjesë pritet të ketë debate mes mazhorancës dhe opozitës. Fillimisht do të jetë radha e kabinetit të bëj prezantimin e programit politik, më pas radha e pyetjeve ndërsa pasdite, debati me opozitën e cila e nuk e ka ndryshuar qasjen e saj ndaj kryeministrit.

Përpara se sa të ulen në tryezën e Këshillit të Ministrave, 17 anëtarët do të shkojnë sërish tek Ilir Meta, këtë herë për t’u betuar, vlera e të cilit duhet ceremoniale pasi do ta bëjnë përpara personit që vendosën ta shkarkojnë pak muaj më parë.

 

Të fundit