Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh nesër Kryesinë, mesazhi i Bardhit dhe vendimmarrje mbi situatën politike

PD mbledh nesër Kryesinë, mesazhi i Bardhit dhe vendimmarrje mbi

Partia Demokratike do të mbledhë nesër në orën 16:00 Kryesinë. Përmes një mesazhi, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka njoftuar demokratët për mbledhjen.

Në këtë mbledhje do të diskutohet dhe do të merren vendime mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj.

Mesazhi i Bardhit:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Në mbështetje të pikës 4, të nenit 45 të Statutit të PDSH, nesër, datë 15.11.2021, ora 16:00, do të zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë, me rend dite:

“Diskutime dhe vendimmarje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike dhe funksionimin demokratik të organeve të saj”.

Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Grupit, Kati i II, Selia Qendrore e PDSH.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Të fundit