Flash News

Ditari i Opozitës

PD merr pjesë në homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja

PD merr pjesë në homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja

Në homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja i cili mbeti viktimë e plumbave të Elvis Shkambit në sallën e gjyqit, ka marrë pjesë edhe grupi parlamentar i PD-së.

Deputetët i janë bashkuar homazheve në nder të Kalasë në Pallatin e Kongreseve.

Pas përfundimit të homazheve, arkëmorti do të niset drejt Shkodrës, ku gjyqtari do të prehet në vendin e tij të lindjes.

Kalaja u vra me tre plumba në sallën e gjyqit në Gjyjatën e Apelit, nga Elvis Shkambi. Ky i fundit la të plagosur edhe dy persona, babë e bir, palë në çështjen ku ishte i përfshirë edhe autori.

Gazment Bardhi, i kërkoi qeverisë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të nisë procedurat për shpalljen e Astrit Kalasë “Dëshmor i Atdheut”.

 

PD merr pjesë në homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja PD merr pjesë në homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja

Të fundit