Flash News

Ditari i Opozitës

PD ‘ndez motorët’/ Berisha thërret sot Kryesinë, vendimet që pritet të merren

PD ‘ndez motorët’/ Berisha thërret sot Kryesinë,

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, PD ka ‘ndezur motorët’. Kryetari Sali Berisha ka thirrur sot në orën 12.00 mbledhjen e Kryesisë së partisë për të diskutuar për aksionin e demokratëve në Parlament dhe jo vetëm.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar një vjeshtë me zhvillime të rëndësishme politike.

Ndërkohë pritet që për pak muaj PD-ja të nisë primaret për zgjedhjet lokale, sot do të caktohen edhe grupet e punës që do të shpërndahen nëpër zona për të organizuar strukturat e partisë.

Një tjetër vendim që pritet të merret sot në mbledhjen e Kryesisë është edhe miratim i departamenteve pranë PD-së sipas sektorëve përkatës.

Pika e fundit e rendit të ditës parashikohet që të jetë miratimi i sekretarëve politikë për disa nga degët e partisë demokratike.

Më herët, Berisha ka parlajmëruar edhe protesta kundër qeverisë, por mbetet për t’u parë sesi do të organizohet aksioni i demokratëve në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.

 

Të fundit