Flash News

Ditari i Opozitës

PD ngre 5 pyetje për inceneratorët: Qeveria reagoi për denoncimin tonë, duke hedhur gënjeshtrën e radhës

PD ngre 5 pyetje për inceneratorët: Qeveria reagoi për denoncimin

Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve, një ditë pasi deklaroi se qeveria ka kaluar në llogari të pronarëve të tyre 2 miliardë lekë në një ditë. Deputeti Belind Këlliçi u shpreh se me reagimin e qeverisë për këtë denoncim, u server gënjeshtra e radhës.

“Reagimi nuk u bë për transparencë, por për të hedhur gënjeshtrën e radhës mbi rrenat e marinuara gjatë. Ata thanë se, vërtetë u janë dërguar 1.4 milard lekë brenda ditës, POR nuk ishin ata… ishte Agjencia që ka marrë në administrim djegësat që i kërkoi Ministrisë së Energjetikës të bëjë pagesën. 

Sipas Ballukut kontrata parashikon: “Në çdo kohë gjatë afatit të kësaj kontrate, AK është i detyruar, të garantojë pagesën e kësteve të mbështetjes financiare sipas aneksit “V” bashkëlidhur kësaj kontrate, dhe të mos i ndërpresë ato përveçse në rastet e parashikuara nga dispozitat 10.9 ‘Braktisja’ dhe 11 ‘Zgjidhja e kontratës së koncensionit’ të kësaj kontrate”. I themi Rama-Ballukut se Kodi penal i Shqipërisë nuk njeh asnjë kusht për konfiskimin e veprës së krimit”, tha Këlliçi.

Ky i fundit ngriti 5 pyetje për këtë çështje, që lidhem me sekuestrimin e produktit të veprimtarisë kriminale, zgjidhjen e konstratave, vijimin e pagesave edhe të tjera. PD ka thënë se do të dalë çdo ditë me nga 5 pyetje për këtë çështje. Pyetjey që ngriti Këlliçi janë: 

1. Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale? 

2. Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)? 

3. Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!

4. Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?! 

5. Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!

 

Të fundit