Flash News

Ditari i Opozitës

PD ngre shtabin e ndihmës për regjistrimin e emigrantëve në portalin e KQZ-së

PD ngre shtabin e ndihmës për regjistrimin e emigrantëve në

Partia Demokratike ka ngritur nje shtab për të ndihmuar bashkëkombasit në diasporë për t’u regjistruar në portalin e KQZ, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit.

Ka qenë drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi ai i cili shkruan në rrjetet sociale se përmes një faqeje online të PD, Diaspora Voton, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë hasur vështirësi për t’u regjistruar, mund të kërkojnë ndihmë.

Postimi i plotë:

INFORMACION PËR DIASPORËN:

Partia Demokratike ka ngritur nje shtab për të ndihmuar bashkëkombasit në diasporë për t’u regjistruar në portalin e KQZ.

Nëse hasni vështirësi dhe keni nevojë për ndihmë:

1) mund të shkruani një mesazh nga çdo shtet i botës në platformën ËhatsApp drejt numrit :

+355696046422

2) mund të shkruani një mail drejt adresës:

[email protected]

3) mund të konsultoni manualet, video udhëzimet ose pyetje/përgjigjet në seksionin ndihmë në faqen :

https://pd.al/diasporavoton/faqs/

Shtabi angazhohet t’ju kontaktojë duke ofruar ndihmën e nevojshme që regjistrimi juaj në KQZ të përmbyllet me sukses

Faleminderit,

Shtabi Diaspora Voton

Partia Demokratike e Shqipërisë

Të fundit