Flash News

Ditari i Opozitës

PD nis analizën e zgjedhjeve 2025, Bozdo: Proces ripërtëritës dhe i hapur për strukturat

PD nis analizën e zgjedhjeve 2025, Bozdo: Proces

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka zhvilluar një mbledhjeje pune me Shtabin e PD-së në Degën Berat, ku ishte i pranishëm edhe Shkëlqim Lepenica, i dërguar nga Kryesia për procesin e analizës së zgjedhjeve të vitit 2025.

Sipas Bozdos, takimi shënon nisjen e një faze të rëndësishme të organizimit dhe rivlerësimit të strukturave të partisë në nivel lokal, me synimin për të adresuar mangësitë dhe për të forcuar kapacitetet organizative.

"Me Shtabin e Partisë Demokratike, Dega Berat, zhvilluam një mbledhje pune së bashku me z. Shkëlqim Lepenica, të dërguar nga Kryesia e Partisë Demokratike për analizën e Zgjedhjeve 2025.

Kjo mbledhje shënon nisjen e procesit të organizimit, rivlerësimit dhe analizës së strukturave në degë.

Partia Demokratike Dega Berat mbetet e angazhuar maksimalisht për një proces ripërtëritës, transparent dhe të hapur, që garanton forcimin e partisë dhe përfaqësimin më të mirë të qytetarëve tanë", shkruan Bozdo në FB. 

Të fundit