Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për kreun e PD, nesër në orën 12:00 afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave

Gara për kreun e PD, nesër në orën 12:00 afati i fundit

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri të saj. Vendimi është marrë nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), i cili ka përcaktuar edhe hapat që do të ndiqen në këtë proces.

Sipas dokumentit, afati për dorëzimin e kërkesave për kandidim, së bashku me dokumentacionin përkatës, është caktuar data 30 prill, ora 12:00.

Kandidatët duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim, shprehje interesi, një CV dhe formularin e pastërtisë së figurës.

Në vendim janë përcaktuar edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për kryetar të PD-së. Ata duhet të jenë anëtarë të PD-së me profil të lartë publik dhe politik, me të paktën 10 vite angazhim politik dhe elektoral në parti.

Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike, si dhe përmbushja e kritereve ligjore për integritetin e personave që ushtrojnë funksione publike.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Partisë Demokratike.

Gara për kreun e PD, nesër në orën 12:00 afati i funditGara për kreun e PD, nesër në orën 12:00 afati i fundit

Të fundit