Flash News

Ditari i Opozitës

PD njofton protestën e parë për naftën: Boll heshtëm! Na kanë vjedhur të gjithëve

PD njofton protestën e parë për naftën: Boll heshtëm!

Partia Demokratike ka njoftuar protestën e parë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka shpërndarë në Facebook, njoftimin e protestës së parë që nis nga Elbasani. Protesta do të zhvillohet të martën në orën 11:00, në sheshin ‘Gensher’.

“Koha për të nisur pa ndalim protestat

Elbasani do t'i përgjigjet i pari pyetjes së vazhdueshme të qytetarëve që kërkojnë Kur do protestojmë?

Ju presim të gjithëve në sheshin "Gensher", ditën e martën në orën 11:00! Merrni automjetet tuaja dhe ejani t’i tregojmë të gjithëve sa na kanë vjedhur të gjithëve në këto muaj!

Duhet urgjentisht të shkrihet Bordi i Transparencës!”, shkruan Boçi.

Të fundit