Flash News

Ditari i Opozitës

“PD nuk do kthehet në bunker të Berishës”/ Vokshi distancohet nga deklaratat e Bashës

“PD nuk do kthehet në bunker të Berishës”/ Vokshi

Një ditë pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, se nuk do ta lejonte që partia të kthehej në një bunker të Sali Berishës, deputetja Albana Vokshi ka shprehur hapur distancimin nga kryedemokrati.

Në një prononcim për mediet, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Vokshi tha se distancohet nga deklaratat e një dite më parë të Bashës.

“Kryetari nuk na dha mundësi të debatonim, mbylli mbledhjen. Distancohem nga deklaratat e Bashës një ditë më parë, nuk përfaqësojnë Partinë Demokratike”, është shprehur Vokshi.

Në një dalje për mediet dje, Basha deklaroi se “askush dhe asgjë nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personalë të Sali Berishës.”

Ndërkohë që kryedemokrati shpalli zgjedhjet për kreun e FRPD-së çka ndeshi në kundërshti nga kreu aktual Belind Këlliçi. Vokshi u reshtua krah Këlliçit në mbrojtje të tij. Menjëherë Basha urdhëroi zgjedhje edhe për kreun e LDGSH-së.

Të fundit