Flash News

Ditari i Opozitës

“PD nuk i ka më dy llogoret”, Ina Zhupa 'mesazh' grupit të Alibeajt

“PD nuk i ka më dy llogoret”, Ina Zhupa 'mesazh'

Protesta e 7 korrikut e thirrur nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile mblodhi në sheshin para Kryeministrisë një numër të lartë qytetarësh që i bashkuan opozitës për të kundërshtuar qeverinë dhe politikat e saj.

Deputetja demokrat Ina Zhupa në një intervistë për Abc News, tha se tashmë demokratët janë bashkuar dhe se nuk ekzistojnë më dy ‘llogoret’ që i mbanin dikur të përçarë.

Zhupa i adresoi edhe një mesazh Alibeajt, teksa tha se ndjente keqardhje për deputetët që nuk ishin të pranishëm në protestë kundër qeverisë dhe se demokratët nuk duhet të mbrojnë interesat e Edi Ramës.

“Unë mendoj se PD-ja siç e patë dhe në protestë është bashkuar në shumicën e saj mendoj se nuk ka më ato dy frontet, ato dy llogoret që ishte një periudhë e Partisë Demokratike. Demokratët janë bashkuar. Ka një lloj problematike që ju e shikoni me drejtë që lidhet me grupin parlamentar të Partisë Demokratike edhe dje deputetë që nuk ishin në protestën e 7 korrikut. Kishte deputetë që nuk ishin prezentë për të cilët realisht jam e keqardhur sepse i doja në front të betejës kur bëhet fjalë për përplasje me qeverinë dhe për të ngritur zërin përballë qeverisë. E rëndësishme është që ne të mblidhemi brenda Partisë Demokratike, të shprehim mendimet tona dhe të votojmë për vendimet që duhet të marrim. Ne nuk duhet të mbrojnë interesin e Edi Ramës duke dalë me 2/3 apo 5 kandidatura për inat të sime vjehrre siç është një shprehje popullore. Protesta të jetë moment bashkimi për të gjithë demokratët”, tha Zhupa.

Të fundit