Flash News

Ditari i Opozitës

PD nuk përfshihet lëvizjen e pedagogëve: Ne kemi axhendën tonë të protestave

PD nuk përfshihet lëvizjen e pedagogëve: Ne kemi axhendën

Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se e mbështet protestën e pedagogëve, pork a deklaruar se PD nuk do t’i bashkohet për shkak se ka axhendën e saj. Ai tha se PD do të mbushë rrugët dhe sheshet, pasi situate është bërë e paranueshme.

Për organizimin e protestës, Berisha do të diskutojë me krerët e degëve në Tiranë gjatë një takimi që do të zhvillohet sot pasdite.

“Ne kemi axhendën tonë të protestave dhe po e përgatisim. Sot kam takim me krerët e PD në Tiranë dhe dy janë çështjet tona kryesore që do diskutojmë, primaret dhe protestat.

Ne kemi axhendën tonë, sindikatat kanë të veten. Ne jemi parti politike dhe do mbushim rrugët dhe sheshet.

Se nuk mund të ecet në këtë mënyrë, kur interesat e qytetarëve shkelmohen ccdo ditë, shqiptarët përzihen çdo ditë nga vendi i tyre, ligji nuk ekziston. Ne jemi në ballë dhe në krye të protestave popullore në mbrojtje të interesave qytetare”, tha Berisha.

Të fundit