Flash News

Ditari i Opozitës

PD nuk votoi kundër marrjes së eurobondit, Kadilli: PD po abstenon nga të qënit opozitë, tani luan teatër

PD nuk votoi kundër marrjes së eurobondit, Kadilli: PD po abstenon nga

Lideri i iniciativës iDE, Fatbardh Kadilli ka komentuar sjelljen e opozitës në Parlament, e cila abstenoi për marrjen e eurobondit. Sipas tij, me këto veprime, PD po abstenon nga të qënit opozitë.

Ai shton se ajo çka është duke bërë opozita është vetëm zhurmë dhe teatër, ndërsa shton se qeveria vazhdon " të vjedhë".

"Gati 800 milionë euro borxh miratoi Kuvendi dhe PD nuk e kundërshtoi, nuk votoi kundër, abstenoi. Me këto veprime, PD po abstenon nga të qënit opozitë.

Ajo sot është opozita që mungon, një forcë politike që bën zhurmë dhe teatër, që jeton duke i thurur recitime “të ashpra” Ramës, ndërsa Rama gllabëron pasuritë dhe paratë e Shqiptarëve", shkruan Kadilli në rrjetet sociale.

Ky i fundit thekson se borxhi i ri do të shkatërrojë financat publike dhe ky alarm sipas tij, duhet të ngrihet nga opozita.

"Këtë alaram duhet të ngrejë opozita. Por, opozita nuk ka asnjë kundërshti që Rama të vjedhë edhe të adhmen duke marrë borxh. Por, PD zyrtare ka hequr dorë nga opozita, tani ajo luan teatër. Në këtë pjesë teatrale, Rama i ka caktuar asaj rolin e LOLOS që e argëton mbretin Rama duke bërë gjoja sikur e kritikon", shton Kadilli.

Në këto kushte, ai i bën thirrje deputetëve demokratë të mos iu binden udhëheqësve të partisë.

"Votoni kundër projekteve të kësaj qeverie! Kundërshtoni me çdo mjet këtë qeveri! Mos u bëni pjesë e komedisë së batutave dhe lojrave me fjalë! Mos bëni gjoja! Shpëtoni dinjitetin tuaj dhe jepuni shpresë qytetarëve që opozita nuk ka vdekur e gjitha!"-shkruan Kadilli.

Të fundit