All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

PD nxjerr videon nga fushata e Ramës në 2013-ën: Mashtroi qytetarët dhe i nxori në mes të katër rrugëve

All - Paragraf - 1

PD nxjerr videon nga fushata e Ramës në 2013-ën: Mashtroi

Partia Demokratike ka nxjerrë një video të deklaratës së kryeministrit Edi Rama në vitin 2013, ku premton se procesi i legalizimit do të përfundojë dhe se asnjë shtëpi nuk do të prishet.

All - Paragraf - 3

Teksa tregon pamjet e prishjes së shtëpive në zonën e “5 Majit” në Tiranë, PD thotë se se Rama i ka mashtruar shqiptarët gjithmonë para zgjedhjeve.

Gjithashtu ngrejnë akuzave se aty do të ndërtojë një trafikant droge. Duke akuzuar qeverinë për korrupsion, selia blu thotë se Rama po nxjerr qytetarët në rrugë.

“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo pale zgjedhjesh se do tu legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallzuar penalisht Erjon Veliajn.

Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete. Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit