Flash News

Ditari i Opozitës

PD padi në SPAK për inceneratorët, Tabaku: Janë mbledhur 112 prova, 50 të përfshirë

PD padi në SPAK për inceneratorët, Tabaku: Janë mbledhur 112

Partia Demokratike do të dorëzojë një padi tjetër në SPAK, lidhur me çështjen e inceneratorëve. Nënkryetarja Jorida Tabaku tha se dosja përbëhet nga 112 prova që provojnë shkeljet e qeverisë, ndërsa sit ë përfshirë akuzoi 50 individë.

Ajo hodhi akuza se qeveria Rama ka funksionuar si grup kriminal, ndërsa i kërkoi SPAK-ut të hetojë se ku kanë shkuar paratë e shqiptarëve.

“Padia që kemi përgatitur është përfundimtare që bazohet mbi punën e Komisionit Hetimor dhe ne i dorëzojmë SPAK-ut 112 prova që tregojnë se si ka operuar qeveria e Edi Ramës, si grup i strukturuar kriminal. PD krahas 3 padive të dorëzuara në SPAK gjatë javës së fundit të punës ka dorëzuar padi edhe për Ahmetajn Subashin, Veliajn.

Padia e sotshme përfshin 50 persona, përfshirë edhe anëtarët e zbatimit, të cilët kanë ndihmuar mbështetur, favorizuar tre kompani koncensionare. Ku kanë shkuar paratë? Tre individë pa asnjë eksperiencë, kapital, me të vetmen karakteristikë që ishin miq të njerëzve që janë në pushtet marrin 430 mln euro duke shkelur procedurën”, tha Tabaku.

 

Të fundit