Flash News

Ditari i Opozitës

PD padit në SPAK Engjëll Agaçi: Kreu shkelje me vetëdije me koncesionin e Elbasanit

PD padit në SPAK Engjëll Agaçi: Kreu shkelje me vetëdije

Partia Demokratike ka paditur sot në SPAK, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Ina Zhupa deklaroi se denoncimi ndaj Agaçit vjen pas shkeljeve që ky i fundit ka bërë me vetëdije të plotë në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, në cilësinë e sekretarit ë Përgjithshëm të Kryeministrisë.

“PD ka vite që denoncon aferën e inceenratorëve. Por me anë të komisionit hetimor të inceneratorëve ne arritëm që t’i provonim shqiptarëve që Edi Rama ka vjedhur shqiptarëve 430 mln euro. Sot do t’ju sqaroj provat që PD ka paraqitur në një padi penale që do të paraqitet sot në SPAK në lidhje me rolin, funksionin e z.Engjëll Agaçi në koncesionin e Elbasanit, në shkeljet ligjore që janë me vetëdije të plotë në rolin e tij si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave”, tha Zhupa.

Të fundit