Flash News

Ditari i Opozitës

PD padit në SPAK Veliajn: Ndërtimi te ‘5 Maji’ iu dha një trafikanti droge. Ky është pronari i kompanisë fituese

PD padit në SPAK Veliajn: Ndërtimi te ‘5 Maji’ iu dha

Partia Demokratike ka paditur sot në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë të Bashkisë Tiranë për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera.

Në kallëzimin penal që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi thuhet se Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor ka kualifikuar dhe shpallur fitues në tenderat e rindërtimit në lagjen “5 Maji” me vlerë më shumë se 10 milionë euro, kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj.

Ky i fundit, sipas PD, është person me rekorde të rënda kriminale. Partia Demokratike thotë se Gjinaj, pronari i “Alesio 2014 sh.p.k.,” është i dënuar për trafik droge në Itali dhe Spanjë.

Gjithashtu shton se sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës dhe për këtë rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg.

“Sipas ligjit për prokurimet publike autoriteti kontraktor ka detyrimin për të skualifikuar një operator ekonomik, kur anëtari i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak i kompanisë është i dënuar për organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në cilësinë e tij si titullar i autoritetit kontraktor, duke shpërdoruar detyrën dhe duke shkelur ligjin e prokurimeve publike, ka injoruar këtë detyrim, duke konsumuar veprat penale të sipërcituara”,thuhet në kallëzimin penal.

PD kërkon nga SPAK që të kryejë një hetim të plotë për projektin që do të zbatohet në zonën e “5 Majit” dhe pezullimin e tij deri në përfundim të hetimeve.

Të fundit