Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
PD paralajmëron Gjykatën Kushtetuese për projektligjin e porteve turistike

Partia Demokratike ka akuzuar ashpër qeverinë për një nismë ligjore që, sipas saj, synon t’u dhurojë portet turistike klientëve dhe oligarkëve pranë pushtetit, duke i cilësuar ata si “investitorë strategjikë”.
Në një deklaratë për mediat, deputetja Ina Zhupa denoncoi projektligjin e propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sina, i cili po kalon me një shpejtësi të pazakontë në tre komisione parlamentare brenda një dite.
Deputetja Zhupa theksoi se ky nxitim për të miratuar ligjin në Komisionin e Turizmit, të Burimeve Natyrore dhe të Ekonomisë njëkohësisht, është një shkelje flagrante e procedurave parlamentare dhe një tregues i “falsitetit” të procesit.
Ajo theksoi se ky ligj është “antikushtetues” dhe shkelja e parë serioze që i bëhet procedurës për një nismë me pasoja kaq të mëdha.
Fjala e plotë:
Në fakt është një çështje që e kemi trajtuar dhe herë të tjera, që kur u depozitua ligji për portet. Sot kanë vendosur që me shpejtësi ta kalojnë ligjin për portet, propozim i deputetes Zamira Sina, në tre komisione njëherësh. Pra, sot do të shqyrtohet, do të diskutohet, do të dëgjohen palët dhe do të miratohet, sipas mazhorancës, në tre komisione njëkohësisht. Nisur tani nga ora 11:00 dhe duhet të ketë përfunduar në orën 4:00, në Komisionin e Turizmit, në Komisionin e Burimeve Natyrore dhe në Komisionin e Ekonomisë. Që me këtë e kuptoni se çfarë falsiteti dhe çfarë shqyrtimi parlamentar i garantohet deputetëve, ndërkohë që duan ta fusin ditën e enjte me detyrim përcaktim. Dhe rendi i ditës është i detyruar të dali 48 orë para, pra duhet të dali ditën e sotme. Kjo është shkelja e parë që i bëjnë procedurës parlamentare për të kaluar një ligj i cili është një ligj antikushtetues. Përmes këtij propozimi të deputetes Zamira Sina, që në fakt me shumë mundësi as nuk e di se çfarë ka propozuar, përcakton që ndërtimi i porteve turistike nuk do të realizohet më sipas asaj që thotë ligji i porteve, nëpërmjet procedurave koncensionare, i cili e lejonte, pra ligji i tanishëm e lejon një procedurë koncensionare. Ajo propozon që subjektet që gëzojnë statusin investitor strategjik, mos jenë të detyruara as t'i nënshtrohen këtij procesi.
Por kompania që merr statusin investitor strategjik, dhe për ta sqaruar më thjesht, miku, klienti, oligarku pranë Edi Ramës, të cilit i dhurohen 1001 të mira nga qeveria, nga toka, tek rruga, tek ujësjellës, kanalizime, gjithçka tjetër i dhurohet, t'i dhurohet edhe një portë, pa procedurë, pa garë, pa dhënie koncensionare me detyrim për t'ia rikthyer shtetit, por një e drejtë që fitohet sipas këtij propozimi automatikisht për ta ndërtuar, për ta menaxhuar portin dhe për ta pasur portin. Në skemën e koncensionit që përdorej, që mund të përdorej deri tani, investimi mund të kryhej nga sektori privat, por pas një periudhe të caktuar ky objekt i kthehet përsëri shtetit shqiptar. Ndërkohë me ndryshimin ligjor që propozon deputetja, porti turistik mbetet pronë e përjetshme e një investitori privat, e një klienti, e një oligarku. Pra, hajde gjeni logjikën se si një shtet do të duhet të dhurojë përjetësisht portet e veta turistike. Kush është e mira publike dhe kush është modeli në botë që u bëka kjo gjë, kundrejt asaj që garanton kushtetuta e një vendi, interesi publik dhe standartet e Bashkimit Evropian. Portet konsiderohen si pasuri me interes publik, ndërkohë që projektligji parashikon që kontrata do të jetë një kontratë e lidhur midis Këshillit të Ministrave dhe investitorit strategjik, me një vendim të Këshillit të Ministrave.
Pra, një procedurë që nuk ka as garë, nuk ka as transparencë, ka thjesht një vendim të Këshillit të Ministrave për t'u dhuruar ty veç gjërave të tjera edhe një port. Kjo situatë sigurisht ngre shqetësime lidhur me konkurrencën, me transparencën, por edhe me përfitimin afatgjatë. A është ky ligj i favorshëm për shtetin? A është e favorshme për shtetin dhe për interesin publik të dhurojë prona publike përjetësisht tek një privat? A garanton kjo më të mira? Sigurisht që jo. Ajo që dua të shpreh sot para jush është që ligji është antikushtetues. Dhe për këtë arsye Partia Demokratike sapo të miratohet, bashkë me ekspertët e saj, do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Është një ligj që e shkel kushtetutën jo në një pikë, jo në dy, por në parimet e saj, në disa pika, në thelbin e saj, në frymën e saj dhe në atë që është shteti i së drejtës. Shteti i së drejtës që përcakton kushtetuta kërkon stabilitet dhe koherencë normative, transparencë në vendimmarrje, kufizim të diskrecionit administrativ dhe mbrojtje të interesit publik në administrimin e pronës shtetërore. Dua t'ju kujtoj të gjithëve një detaj. Ligji i investimeve strategjike i mbaron afati në 31 dhjetor 2026.
Si ka mundësi që të ndryshojë një ligj i përhershëm për një ligj që ka edhe gjashtë muaj afat? Çfarë do të ndodhi në këto gjashtë muaj që qenka kaq e domosdoshme për të dhuruar porte turistike? I kanë gati listën e klientëve që do ja japin për gjashtë muaj? Kanë gati ta rizgjasin përsëri ligjin e investimeve strategjike, mbasi e kanë zgjatur gjashtë herë deri tani se duhet të kishte përfunduar në 2018-ën? Kështu është mënyra se si funksionon parlamenti shqiptar. Kështu është mënyra se si bëhen ligjet me porosi, për interes të një oligarku, të një klienti dhe jo për interesin publik. Por kushtetuta këtë e ndalon. Ndryshimi i një ligji sektorial me karakter të përhershëm për t'ju përshtatur një skeme të përkohshme të investimeve strategjike, cënon parimin e sigurisë juridike dhe krijon paqartësi në rendin normativ.
Kushtetuta po ashtu kërkon barazi para ligjit dhe ndalon trajtimin diferencial, pa justifikim dhe pa proporcion. Përjashtimi i një kategorie subjektesh, në këtë rast investitorëve strategjik, që të marrin pjesë në procedura konkuruese, trajton qartësisht trajtim preferencial, akses të operatorëve të tjerë e pamundëson dhe cënon barazinë e mundësive në treg. Procedura konkuruese nuk është formalitet administrativ. Është mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurive shtetërore që duhet të jenë e mirë e përbashkët për të gjithë. Dua të kujtoj që portet, edhe kur klasifikohen si turistike, përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare të lidhur me sovranitetin territorial, siguri detare, kontroll kufitar, zhvillim ekonomik dhe menaxhim të hapësirës bregdetare. Si ishte e mundur që këto të dhurohen përjetësisht tek një privat? Kush është garancia e sigurisë tonë kombëtare, e menaxhimit të hapësirës detare, e sovranitetit territorial?
Prandaj këto trajtohen si pjesë e pasurive publike me një regjistër të posaçëm juridik. Kurse me këtë ligj që duan të kalojnë sot me shpejtësi, kjo bëhet pronë private, trajtohet sipas kontratave private, mund të dhurohet nga investitori strategjik edhe armiqve të Shqipërisë, dhe ku ishim? Jemi në një gjendje pasigurie totale edhe në aspektin e sigurisë kombëtare. Së fundmi, Republika e Shqipërisë ka detyrim kushtetues të harmonizojë legjislacionin me Bashkimin Evropian. Dhe në këtë aspekt, Bashkimi Evropian kërkon që në fushën e koncensioneve, në fushën e prokurimeve publike, në fushën e ndërtimit të të mirave publike, të ketë transparencë, mosdiskriminim dhe procedurë të hapur. Për sa më sipër, të nderuar qytetarë, ky projektligj cënon: parimin e barazisë para ligjit, paralizon konkurrencën e lirë pa justifikim proporcional, shkatërron mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies, minon sigurinë kombëtare, dhuron pronën publike tek një privat përjetësisht, bie ndesh me parimin e sigurisë juridike dhe krijon mospërputhje me angazhimet europiane të Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Për këto arsye, Partia Demokratike jo vetëm që do ta kundërshtojë sot në çdo komision, jo vetëm që do ta votojë kundër, por do ta çojë këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese, do t'i drejtohet Bashkimit Evropian me të gjithë informacionin e mundshëm dhe do ta ndjekë këtë çështje deri në vazhdim. Portet e qytetarëve shqiptarë, portet e Shqipërisë, nuk janë mall tregu që t'i dhurojë Edi Rama për interesat e vet elektorale dhe të pushtetit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38