Flash News

Ditari i Opozitës

"PD partia më e bukur në botë", Rudina Hajdari: Basha s`më lejoi të flisja

"PD partia më e bukur në botë", Rudina Hajdari: Basha

Mes shumë të rikthyerve në Partinë Demokratike ka qenë edhe Rudina Hajdari, vajza e Azem Hajdarit. Hajdari mbajti dhe një fjalim të gjatë Kuvendin Kombëtarë të PD-së, ku tha se që e vogël ishte rritur nga babai i saj me përfytyrimin se si duhej të ishte PD-ja.

“Jap fjalën time para delegatëve të Partisë Demokratike. Edhe para se të përjashtohem, ish-kryetari i emëruar nuk më lejoi të flisja. Sot kam privilegjin që të flas para delegatëve.”

“PD është partia më e bukur në botë për mua. Ai përfytyrim më motivon. Në 30 vite, PD ka bërë shumë për vendin lëvizim lirshëm në BE dhe jemi pjesë e NATO.”

“Kemi bërë disa gabime që duhet t’i korrigjojmë sa më parë. Ndryshimet kushtetuese të 2008 kanë qenë të gabuara. U hoqëm qytetarëve fuqinë dhe mbyllëm listat. U bojkotua Kuvendi, zgjedhjet lokale dhe solli krizë të thellë brenda PD. Kjo krizë i ka rrënjët për të zëvendësuar demokracinë. Duhet ta shndërrojmë PD në një forcë të madhe opozitare”- vijoi më tej Hajdari.

Të fundit