Flash News

Ditari i Opozitës

PD për inceneratarorët: A ka blerë kuota Klodian Zoto në kompaninë që ka monopolin e riciklimit të mbetjeve në Sharrë?

PD për inceneratarorët: A ka blerë kuota Klodian Zoto në

PD ka dalë me pyetjet e radhës për të ashtëquajturën aferë e inceneratorëve. Anëtari i Këshillit Kombëtar, Akil Kraja ka kujtuar se 6 vite më pare humbi jetën në landfillin e Sharrës, 17-vjeçari Ardit Gjoklaj.

Kraja theksoi se Gjoklaj ishte punësuar në shkelje të ligjit, nga një kompani e nënkontraktuar nga Bashkia Tiranë, e cila u propagandua si një histori suksesi në riciklimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës.

“Gjykata doli në konkluzionin se Ardit Gjoklaj ishte vrarë diku tjetër, jo në landfillin e Sharrës, dhe që trupi i tij ishte sjellë nga një automjet misterioz. Ndërkohë fotoja e prokurorit Fusha teksa drekonte me kryetarin e Bashkisë Veliaj mund të japë një përgjigje se pse fajtorët nuk u dënuan dhe pse vjedhja e shekullit vazhdon”, deklaroi Kraja nga selia blu.

Ky i fundit ngre pyetje që lidhen autorin e “vrasjes” së Gjoklajt, përgjegjësitë e Bashkisë Tiranë në konçesionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës, nëse është Klodian Zoto, ai që ka blerë kuota në kompaninë EcoRecycling, që ka monopolin e riciklimit të mbetjeve në Sharrë, etj.

-  Kush e vrau Ardit Gjoklajn dhe cilat janë përgjegjësitë e Bashkisë Tiranë në konçensionin e riciklimit të mbetjeve në landfillin publik të Sharrës?

-  A është e vërtetë që Klodian Zoto, e ka blerë me vetëm disa mijëra euro pjesën e kuotave të tij në kompaninë EcoRecycling që ka monopolin e riciklimit të mbejteve në Sharrë, dhe që ky monopol vlen disa miliona euro në vit?

- A është e vërtetë që monopolin e riciklimit të mbetjeve të kryeqytetit, Klodian Zoto, ja bleu një kompanie fantazëm që kishte për ortak një traktorist, me adresë zyrtare, 5 metra larg postës Këlcyrë?

- A ka patur lidhje kjo kompani fantazëm e bazuar në Këlcyrë, me të arrestuarit në Verona si të përfshirë në trafikimin e plehrave për llogari të Ndraghetas Italiane? Si u përzgjodh kjo kompani fantazëm nga Bashkia Tiranë?

-   Si e shpjegon Bashkia Tiranë faktin që Klodian Zoto paguhet tri herë nga qytetarët e Tiranës: një herë për djegien e plehrave që nuk digjen; e dyta për riciklimin e mbetjeve dhe, së treti, për menaxhimin e dherave të sektorit të ndërtimit? Përse duhet ta paguajmë Klodian Zoton kur gjithçka ndodh në një truall publik? Mos vallë sepse Bashkia Tiranë dhe për pasojë vetë Kryetari i Bashkisë, është indirekt ortak me Klodian Zoton në kompaninë EcoRecycling?

Të fundit