Flash News

Ditari i Opozitës

PD për inceneratorët: Rama i dha 22 mln euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar, pse ndryshoi drejtim?

PD për inceneratorët: Rama i dha 22 mln euro Stela Gugalles për

Parti Demokratike deklaroi se 6 muaj pas vendimit për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim, kryeministri Edi Rama ndryshoi drejtim për t’i dhënë 22 milionë euro Stela Gugalles për një propozim të pakërkuar, sipas saj, dhe të pacertifikuar për inceneratorin në Elbasan.

Deputeti Belind Këlliçi publikoi dokumenta të kontratave të inceneratorëve, ndërsa nënvizoi se Rama injoroi planin e financuar nga BE. Nisur nga kjo, Këlliçi ngriti disa pyetje për inceneratorët:

A është në fuqi ende apo u anulua kjo VKM?

Çfarë interesi apo halli i madh ndodhi që u la në harresë dhe u injorua kjo VKM që ishte në përputhje me strategjinë dhe planin kombëtar të mbetjeve të financuara nga BE?

Kush i ka hartuar kontratat për inceneratorët? Kanë thagma të paimagjinueshme. A’i ka hartuar Drejtoria Juridike e Këshillit të Ministrave siç e detyron ligji apo jo? A janë dhënë këto kontrata të gatshme? A ka përgjegjësi ligjorë në këtë mes apo jo?

Sa eksperiencë në incenerim dhe në investim kishte kompania e posakrijuar e Stela Gugalles, të cilës i’u dha kontrata 22 milion euro për inceneratorin e Elbasanit?

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit