Flash News

Ditari i Opozitës

PD për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por ato të çojnë lart dhe aty prokurorët s’shkojnë dot

PD për inceneratorët: SPAK i di përgjigjet, por ato të

Partia Demokratike thotë se SPAK i di përgjigjet e pyetjeve që PD nga ngritur çdo ditë, ndërsa thekson se ato të çojnë të kupola më e lartë drejtuese, që sipas selisë blu, Prokuroria nuk shkon dot.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi hedh akuza se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë përgjegjësit kryesor, duke theksuar se provat ekzistojnë dhe janë mëse të qarta. Ai shton se vetëm SPAK nuk poi  bashkon të gjitha “fijet” e kësaj çështjeje.

Malltezi ka ngritur pyetjet e radhës për të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve:

1. A ju thonë gjë kompanitë e mëposhtme (I) Integrated Energy, (Ii) Geogenix, (iii) Almares Management dhe (iv) Residence Corporate Services?

2. Dini gjë sa buxhet ka secila nga këto kompani?

3. Dini gjë sa punonjës ka secila nga këto kompani?

4. A ju thotë gjë emri A. Jangildina, qytetare e lindur në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike?

5. Çfarë lidhje kanë të gjithë këto emra me qindra milionë euro para publike të shqiptarëve që kinse po investoheshin për inceneratorët?

 

Të fundit