Flash News

Ditari i Opozitës

PD për inceneratorët: U injorua financimi 4 mln euro i BE, vrapuan pas një propozimi të pakërkuar

PD për inceneratorët: U injorua financimi 4 mln euro i BE, vrapuan pas

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi ka deklaruar sërish se po paguhet shumë për të “vazrrosur” të ashtëquajturën aferë të inceneratorëve. Sipas tij, përmes incneneratorëve janë vjedhur 105 milion euro deri tani.

Në një deklaratë nga selia blu, Malltezi u shpreh se janë vjedhur jo vetëm taksat e shqiptarëve, por edhe fondet e Bashkimit Europian.

“Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë. 

Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve.

Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë.  Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian”, tha ai.

PD ka renditur pesë pyetjet e tjera për këtë çështje, sikurse ka vendosur të bëjë çdo ditë së fundmi: 

1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi?  

2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme?

3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin?

4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’?

5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite?

 

Të fundit