Flash News

Ditari i Opozitës

PD për inceneratorin e Fierit: Rama-Subashi autorizuan miliona euro, në 1 gusht kaluan tre herë nga 627 mln lekë

PD për inceneratorin e Fierit: Rama-Subashi autorizuan miliona euro,

Partia Demokratike ka denoncuar “vjedhjen” përmes inceneratorëve, këtë herë nga Fieri. Deputeti Luan Baçi hodhi akuza se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi autorizuan për firmosjen e  çdo gjëje që kishte të bënte me inceneratorin e Fierit.

Përmes disa pyetjeve, PD kërkon të dijë se përse qeveria pagoi për llogari të kompanisë së inceneratorit të Fierit, tre herë brenda ditës në datën 1 gusht me nga 627 milionë, kur puna nuk funksionon.

Vazhdojme edhe sot me disa pyetje:

1. Pse Rama-Balluku paguan 3 here nga 627 milione, leke brenda dates 1 Gusht, per inceneratorin e Fierit? Ku eshte inceneratori i Fierit qe duhej te ish dorezuar me celesa ne dore sipas kontrates se fshehte?

2. Meqe Zoto dhe Gugallja jane me urdher arresti nderkombetar, ku jua derguan ato 2 milion euro brenda dites?

3. Pse u nderrua 3 here, me shpejtesi e pa asnje debat ne keshillin bashkiak, vendi i ndertimit te inceneratorit? A u mor mendimi i komunitetit, gje qe eshte e detyrueshme ligjerisht?

4. A po hetohet per falsifikimin e procesit dhe dokumentacionit?

(Ligji detyron studime te detajuara per ndikimin ne mjedis. Eshte falsifikim dokumentacioni nese perdor letrat e vendit 1 edhe per vendin 2 edhe per vendin final 3. Ligji detyron edhe publikimin e te dhenave teknike te impiantit qe do ngrihet per te pare demin ne shendet te banoreve. Deri me sot mungon cdo e dhene teknike se cfare impianti po krijohet).

5. Çfare behet me mbeturinat, qe jane depozituar deri tani prane inceneratorit? A do te digjen keto pas disa vitesh ne incenerator? Apo do te inkapsulohen aty? Po me mbetjet shumevjeçare te fusha e vjeter e grumbullimit, qe premtuan se  do të digjen? Pse i mbuluan me dhe pasi deshtuan ti djegin ne vend me tentativen e vitit te shkuar?

 

Të fundit