Flash News

Ditari i Opozitës

PD përgatit për ankimim dosjen me shkeljet gjatë zgjedhjeve, Kaso: Cilat janë zonat me krimin më të lartë zgjedhor

PD përgatit për ankimim dosjen me shkeljet gjatë zgjedhjeve,

Sekretati për çështjet zgjedhore i PD-së Ivi Kaso në një prononcim për median, është shprehur se dosja e siguruar nga PD që fakton shkeljet gjatë zgjedhjeve është drejt përfundimit.

"Jemi në fazën përfundimtare të mbledhjes së të dhënave që vijnë nga burime të ndryshme", tha Kaso teksa shtoi se burimet janë nga personat që kanë ndjekur proçesin e zgjedhjeve nga afër si dhe nga qytetarët.

"Të dhënat janë në lidhje me shkelje të ndodhura para proçesit zgjedhor, ditën e zgjedhjeve dhe gjatë nxjerrjes së rezultateve", tha Kaso para medias.

Më tej ai shtoi se po punohet dhe ndahen shkeljet sipas zonave zgjedhore.

"Përderisa dita e ankimimit po vjen po përpunojmë dhe janë në fazën e fundit të përpunimit dhe nxjerrjes së rezultateve", ndërsa shtoi se si prova do të përdoren materiale të ndyshme filmike.

Sipas tij, zonat më problematike, ku shkeljet bëjnë diferencën, janë Elbasani dhe Shijaku.

"Zonat më problematike, ato në të cilat është përqëndruar makineria e krimit zgjedhor është Elbasani dhe Shijaku me përqindje të lartë të krimit. Besojmë që materialet që ne nxjerrim janë materiale që çojnë në prosecin e rinumërimit të një numri të caktuar votash", tha Kaso.

Më tej shtoi se deri më tani kanë bërë rreth 180 kallëzime në Prokuroritë e zakonshme, ndërsa më pak në SPAK.

Të fundit