Flash News

Ditari i Opozitës

PD përkujton 35-vjetorin e poetit Havzi Nela, Berisha: Simbol i ndritur i mendimit intelektual

PD përkujton 35-vjetorin e poetit Havzi Nela, Berisha: Simbol i ndritur i

Partia Demokratike nën përkujdesni e Kryetarit të PD, Sali Berisha përkujtoi sot 35 vjetorin e poetit martir, Havzi Nela.

Në fjalën që mbajti, Berisha tha se Havzi Nela është një simbol i ndritur, nga më të arrirët në historinë e lirisë, të mendimit të lirë, dhe është një poet universal.

"Havzi Nela dhe ju të tjerët që jeni sot këtu, në një kohë të tillë, shumë të ngjashme, identike, burgu ishte i sigurt, por nëse tejkaloheshin edhe me fjalë, disa standarde që diktatura i dënonte me dënim kapital, kishte dhe dënim kapital.

Në këtë kontekst, Havzi Nela ishte një gjeni i kurajës njerëzore. Në udhëtimin e një intelektuali mes konformizmit dhe qëndresës ai zgjodhi qëndresën dhe qëndroi i pamposhtur në çdo rrethanë.

Havzi Nela, është një simbol i ndritur, është një simbol nga më të arrirët në historinë e lirisë, të mendimit të lirë, dhe është një poet universal. Poetët, shkrimtarët kanë gjithmonë dimensionin e tyre universal. I gjithë dimensioni universal i Havzi Nelës ishte dinjiteti dhe liria e kombit, dinjiteti njerëzor. Ishte dhe Kosova. Në kohën e Havzi Nelës, Kosova  ishte e ndaluar.

Unë linda dhe u rrita në Tropojë, por librat e mi flisnin për Mongolinë dhe për Kosovën, asnjë fjalë. E ndaluar, nuk kishte fjalë. Fatmirësisht që familjarët nga mëngjesi në darkë flisnin vetëm për Kosovën, por Kosova ishte e ndaluar.

Havzi Nela i kushton asaj mijëra vargje. Në këtë kontekst ai Havzi Nela, është një simbol i ndritur, është një simbol nga më të arrirët në historinë e lirisë, të mendimit të lirë, dhe është një poet universal.

Elegjia e tij, ‘Ejani të vajtojmë Shqipërinë’ është një nga elegjitë më të bukura të letrave tona. E tillë është edhe ‘Saharaja’ e Vilson Blloshmit.

Ajo që të bën përshtypje është se tek sinteza që i bëjnë, godasin me guxim dhe të dy e paguan me jetë, të gjitha aspektet e atij regjimi. Izolimin total, mungesën e lirive. Havzi Nela është gjeni guximi", tha Berisha. 


 

 

 

Të fundit