Flash News

Ditari i Opozitës

PD prezanton “Librin e Punëve të Mira”, një udhërrëfyes për çdo qytetar dhe demokrat

PD prezanton “Librin e Punëve të Mira”, një

Partia Demokratike ka prezantuar sot “Librin e Punëve të Mira”, projekt i Departamentit ‘Braind Gain’.

Është një projekt i bërë i bërë në kuadër të nismës së laboratorit të ideve të “Brain Gain” në mënyrë më të përgjithshme duke u bazuar në filozofinë e deprtamentit pas procesit të rithemelimit. “Libri i Punëve të Mira” është një mundësi shumë e mirë për çdo demokrat, për ish-studentë dhe studentë që duan të bëhen pjesë e PD-së.

Ky libër synon të rikthejë një dozë të madhe krenarie, pë rata të cilët janë angazhuar prej 30 vitesh në PD.

Dokumenti është përgatitur duke u mbështetur në një nga parimet themelore të Departamentit “Brain Gain” që është lidhja midis brezave. Për një kohë shumë të gjatë është krijuar një përplasje artificiale midis brezave në Partinë Demokratike. Kjo kohë duhet kuptuar dhe kjo përplasje duhet luftuar.

Anëtarët e Departamentit Brain Gain, studentë ose ish studentë ekselentë shqiptarë nëpër botë, kanë bashkëpunuar ngushtë me personalitete që kanë ushtruar përgjegjësi të larta politike gjatë qeverisjeve të PD ndër vite dhe që i janë përgjigjur f tesës së tyre.

Ky bilanc paraqitet me një gjuhë të thjeshtëzuar dhe nuk mëton aspak të jetë shterrues lidhur me arritjet e Partisë Demokratike në përmbushje të përgjegjësisë së saj politike dhe morale ndaj Shqipërisë dhe kombit. Ai vjen si një gur që i mungon sot shtëpisë sonë të përbashkët dhe trajton vetëm çështje të përzgjedhura të cilat autorët gjykojnë më të spikatura.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit