Flash News

Ditari i Opozitës

PD prezanton propozimet për ndryshimet kushtetuese, Rushaj: Të pastrohen politikanët e korruptuar

PD prezanton propozimet për ndryshimet kushtetuese, Rushaj: Të

Partia Demokratike prezantoi propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese. Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rushaj deklaroi se pastrimi i politikës nga zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar, i shërben një qeverisjeje më të mirë për qytetarët.

Teksa prezantonte vetting-un e politikanëve, Rushaj tha se politikanët të trajtohen njësoj si gjyqtarët, prokurorët dhe policët.

“Dekriminalizimi i plotë dhe zbatimi i të njëjtave norma të vetting-ut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, dhe ligjshmërinë e pasurisë, duhet të zbatohet edhe ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese. Kjo garanton parimin e barazisë përpara ligjit, dhe përbën një premisë për një qeverisje të pandikuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, duke pastruar nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, individë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar,” u shpreh Rushaj.

Kreu i grupit të PD-së përdori fjalët e ish-gjyqtarit të ndjerë Paolo Borselino për të përçuar një mesazh.

“Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që Të flakin politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”, tha Rushaj.

 

Të fundit